75 Mall Live Search
19:11 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Fazliji: E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore përballë Kosovës në një ndeshje të karakterit miqësor.

Djelmoshat e trjanerit Reja u treguan me të zot në këtë takim, ku realizuan përmes Balajt e Uzunit, ndërsa për “Dardanët” realizoi, Vedat Muriqi, shrkuan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe mbrojtësi kosovar që debutoi me Kosovën sot, Betim Fazliji, ku tha se ëndrra e tij u realizua.

“E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën dhe luajtëm ndaj vëllazërve tanë, Shqipërisë”, tha fillimisht Fazliji

“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, bënim edhe pressing”, tregoi ai.

“Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, por ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë kërkojmë vetëm tri pikë”, shtoi mbrojtësi i St. Gallenit.