VV kërkon rigjykim për Suzana Zogianin

Rasti i Suzana Zogianit, e cila u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj në Francë, është kërkuar të rikthehet në rigjykim.
Këtë kërkesë e ka paraqitur sot Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet anëtarëve të saj, Tinka Kurti e Hajrullah Çeku.
Kurti ka thënë se më 6 nëntor e kanë dëgjuar rrëfimin e Suzana Zogianit, dhe rrëfimi i saj, ta shton bindjen, sipas Kurtit se jeta e saj vlen më pak në peshoren e gjyqësorit të Kosovës dhe ajo është dënuar për 25 vjet për vrasjen e burrit të saj dhe asnjë rrethanë lehtësuese nuk është marrë për të duke parë se burri i saj kishte ushtruar dhunë vazhdimisht.
“Ky sistem po i jep pushtet burrave qoftë edhe të vrasin, në vendimin për Zogianin ka gabime meqë nuk do t’i faleshin edhe një studenti të vitit të dytë. Burgjet e grave janë të mbushura me gra që kanë qenë viktima të dhunimit dhe funksioni i drejtësisë duhet të jetë në anën e viktimave. Ne konsiderojmë se ky rast të dalë në rigjykim për vlerësim”, ka thënë Kurti.
Ndërsa deputeti Çeku ka thënë se Kosova e ka për obligim konventën e Stambollit.
“Lëvizja Vetëvendosje shpreh mospajtim se si gratë po e vuajnë padrejtësinë dhe në sistemin gjyqësor më tepër. Konventa e Stambollit duhet të ketë obligim për shtetin e Kosovës”, ka thënë deputeti Çeku./IndeksOnline/