Joe Gomez operohet në gju, Liverpooli “buzë greminës”, i ka mbetur veç një mbrojtës

Joe Gomez i është nënshtruar sot një operacioni të suksesshëm për të riparuar një tendon në gjurin e tij të majtë. Qendërmbrojtësi pësoi dëmtimin gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar të Anglisë ditën e djeshme.
Operacioni është kryer sot në Londër dhe sipas njoftimit të Liverpoolit gjithçka ka përfunduar me sukses.
Por, pavarësisht kësaj, Liverpooli pritet të vuaj shumë në ndeshjet në vijim ngase aktualisht ka vetëm një qendërmbrojtës në dispozicion, Joel Matip.
Gomez do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të Reds menjëherë.
Asnjë afat kohor nuk është dhënë nga stafi mjekësor për kohën që do të mungojë ai, por thuhet se lojtari do të humbas pothuajse tërë sezonin./Indeksonline/