75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / A. M.

Sulmohet llogaria e ministres Haradinaj-Stublla në Facebook

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e sotme, i është sulmuar llogaria e saj në Facebook.

Ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në ri-kthimin e llogarisë.