75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Tare e Muriqi si “bossa”, Lazio bëhet me aeroplan të skuadrës

Lazio do të jetë një nga skuadrat e pakta italiane dhe evropiane që do të ketë aeroplanin e saj të skuadrës. Avioni ka arritur dje në Campino dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të skuadrës romake.

“Fuselage” ka ngjyra të bardha dhe të kaltërta që specifikojnë ngjyrat e skuadrës. Kjo është bërë dhuratë nga presidenti Lotito për lojtarët pas sukseseve që ka patur skuadra viteve të fundit.

Real Madrid, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Barcelona ishin skuadrat e tjera evropiane që kishin aeroplanin e tyre privat.

Aeroplani do të niset për herë të parë me 20 nëntor në udhëtimin te Crotone.

Igli Tare dhe Vedat Muriqi janë dy shqiptarët pasagjerë të këtij aeroplani./Indeksonline/