Qeni agresiv që po rrezikon kalimtarët në “Breg të Diellit”

Situata me qentë endacakë vazhdon të jetë shqetësuese në Prishtinë.
Kalimtarët që përshkojnë rrugën në lagjen “Bregu i Diellit” shpesh rastisin dhe ndihen të shqetësuar nga një qen agresiv që sillet kryesisht në këtë lagje, konkretisht afër Fakultetit Teknik.
Qytetarët ankohen se ky qen shpesh vërsulet tek kalimtarët.
Madje, ai zë shkallët që frekuentohen shumë nga qytetarët e kësaj zone./Indeksonline/