Shtyhet ndeshja ndërmjet Marseille dhe Nice, 12 raste me Covid-19

Ndeshja e Ligue 1 ndërmjet Marseille dhe Nice, e planifikuar të zhvillohet me 21 nëntor, do të shtyhet për një datë tjetër.
12 futbollistë të klubit të Nice kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, njofton (LFP), shkruan IndeksOnline
Protokolli i Ligës, i vërtetuar në fillim të Shtatorit, lejon që ndeshjet të mbahen për aq kohë sa 20 lojtarë nga tridhjetë, përfshirë një portier, të testohen negativë. Përndryshe, ndeshja nuk mund të mbahet.