Cokaj: Me mesazhin “Mirë se vini vëllezër”, na keni bërë të ndihemi mirë!

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, duel ky që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2021.
Me golin e realizuar nga Cokaj në minutën e 35’të të takimit, Shqipëria e mbyll i këtë takim me fitore në 0:1, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj ndeshje foli edhe vetë Enis Cokaj ku tha se beson në kualifikim dhe falënderon kosovarët për mesazhin “Mirë se vini Vllëzër”.
“Ne do te shkojmë të japim maksimumin në Angli dhe besojmë të fitojmë, me këtë grup qe ka Shqipëria, e meriton të jetë në evropian ose ne botëror”, tha fillimisht Cokaj.
“Me atë shprehjen në hotel, “Mirë se vini vëllezër, na keni bërë të ndihemi mirë”, përfundoi ai.