75 Mall Live Search
10:45 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Ahmeti iu kthehet seriozitetit: Apel që të respektohen masat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka filluar ditën në rrjetin social Facebook me një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që t’i zbatojnë masat kundër COVID-19.

Ahmeti tha se kjo fundjavë po fillon me masa të reja restriktive të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19. Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar Ahmeti.

Nga dje në ora 18:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë në të cilën Prishtina gjendet në zonën e kuqe dhe si pasojë do të përballet me masat më të rrepta.