Çuditë ish-sulmuesi i Arsenalit: Pirlo e Buffon pinin duhan!
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka pretenduar se në çdo klub ku ai ka luajtur, futbollistët kryesor madje edhe emra të mëdhënj kanë qenë konsomues të duhanit.
Andrea Pirlo dhe Gianluigi Buffon janë dy nga yjet me të cilët danezi ka qëndruar shpesh në dhomën e zhveshjes- dhe ai thotë se legjendat ishin në tualet me një cigare, përcjellë IndeksOnline
Gjatë kohës që Bendtner ishte si futbolist i huzuar te skuadra e Juventusit, thotë se ka parë futbollistët të nivelit botërorë duke pirë duhan.
“Ishin në WC, nuk i gjeta djemtë dhe ishte paksa e çuditshme.
“E dini, ishte dita ime e parë. Padyshim që hyra për të pirë një kafe, por pastaj gjeta dhjetë ose dymbëdhjetë prej tyre në tualete, thjesht duke pirë një kafe, duke biseduar, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit – dhe duke pirë një cigare”.
Kur u pyetën për Pirlo dhe Buffon, Bendtner këmbënguli se ata nuk mund të fajësoheshin për profesionalizmin e tyre.
“Çfarë mund të them për ata dy. Nëse ju shikoni në karrierën e tyre dhe sa profesionistë janë, ishte vërtetë e çuditshme se si ata konsumonin”, tha Bendtner.

