Shikojeni edhe njëherë momentin kur Ramos humbë dy penalltitë ndaj Zvicrës

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Spanjës dhe Zvicrës, duel ky në kuadër të rundit të pestë në ligën A’ të Ligës së Kombeve.
Të parët shënuar zviceranet përmes, Freuler në minutën e 26’të të takimit, e më pas Morena barazoi në fund të ndeshjes në 1:1, duke e vendosur kështu epilogun e kësaj sfide, shkruan IndeksOnline
Por, Kombëtarja spanjolle, i kishte dy mundësi të arta nga penalltia, por që Ramos nuk e shënoi asnjërën.
Të parën e humbi në minutën e 57’të e e dyta ishte në minutën e 80’të, ku u mundua të shënonte me panenka, por Sommer i priti të dyja.
Më poshtë shikoni goditjet e tij.