Arnold për Traore: Është i fuqishëm, ju nuk mund të bëni asgjë përballë tij

Mbrojtësi i krahut i Liverpoolit, Alexander Arnold ka folur rreth përpalljes më kundërshtarin më të fortë në fushën e lojës.
Për të kundërshtari më i pa përshtatshëm në fushën e lojës është sulmuesi i Wolves, Adama Traore, shkruan IndeksOnline
Sipas, Arnold, Traore është futbollist i pa përshtatshëm dhe shumë i lëvizshëm me topin.
“Adama Traore – pothuajse nuk është njerëzore mënyra se si ai mund të ndryshojë drejtimin dhe të ik nga sytë. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i pafuqishëm kundër dikujt. Me të, dhe gjithashtu me fuqinë e tij, nuk mund të bësh asgjë”, tha Arnold për faqen e Liverpoolit.