Harry Kane barazon Cristiano Ronaldon
Kane ka barazuar Cristianon me gola në Premierligë.
Sulmuesi anglez, Harry Kane, shkëlqeu në fitoren e Tottenham Hotspur prej 4:0 ndaj Huddersfield Town, duke shënuar dy gola.
Pas këtyre dy golave, Kane ka shkuar në kuotën e 84 golave në Premierligë në 123 ndeshje, duke barazuar Cristiano Ronaldon.
Portugezi me Manchester Unitedin kishte realizuar 84 gola në 196 paraqitje. /Gazeta Express