Pamje: Rrahen për hajni ndërmjet vete sirianët në Prishtinë, arrestohen nga policia

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Burime të IndeksOnline mësojnë se disa persona janë përleshur ndërmjet vete. Bëhet fjalë për disa sirianë, ndërsa ata kanë arritur të kapeshin nga njësitet e Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, mësohet se një nga të lënduarit është dërguar në Emergjencë në QKUK.
Tashmë të dyshuarit janë në duar t^ policisë të cilët janë arrestuar te rrethi afër Komunës së Vjetër, teksa dyshohet se shkaku i rrahjes së tyre është i lidhur me vjedhje.

Ndryshe, IndeksOnline ka raportuar se sirianët që po qëndrojnë në Kosovë po përfshihen në vjedhje të ndryshme, e rastet të tilla të raportuara janë të shpeshta.
Pamje nga vendi i ngjarjes: