75 Mall Live Search
07:46 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / C E

Liverpooli bëhet si spital, Henderson lojtari i 17 i lënduar

Liverpooli është shenduar në një skuadër për emergjencë gjatë kësaj kohe.

Jordan Henderson është larguar nga ndeshja në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Belgjikës dhe Sothgate ka njoftuar se ka pësuar një lëndim.

Anglezi kështu bëhet lojtari i 17-të që nuk është i gatshëm të luaj në këtë kohë te Liverpooli, shkruan Indeksonline.

Me lojtarët e lënduar dhe ata që janë të prekur nga koronavirusi, kampionët e Premierligës do ta kenë shumë vështirë në fundjavë.

Në fundjavë, Liverpooli luan me Leicesterin dhe Klopp duhet të bëjë mirë “matematikat” për të bërë një formacion të mirë. /IndeksOnline/