Pandeli Majko: Liria ka emrin e të rënëve

Motoja “Liria ka emër”, tashmë është bërë ndër fjalët që më së shumti përdoret në mesin e njerëzve, në kohën kur para Gjykatës Speciale në Hagë po akuzohen për krime lufte ish krerët e UÇK-së, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa sonte këtë moto kaq domedhënëse e ka përdorur edhe ish kryeministri i Shqipërisë sa ishte Kosova në kohë luftë, Pandeli Majko.
Ai përmes rastit të Yllka Domit, ka ilustuar më së miri, sakrificën dhe etjen e madhe të një populli për liri.
“…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.
Liria ka emrin e të rënëve!”, ka shkruar Majko.
Postimi i plotë i tij: