Trajneri i Moldavisë Firat: Nëse e ndalim Muriqin mund ta befasojmë Kosovën

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, është paraqitur në konferencë për shtyp në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. Selektori theksoi se rreziku më i madh për ta do të jetë Vedat Muriqi.
“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv. “Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka” deklaroi Firat.
Ndeshja Kosovë – Moldavi zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Prishtinë. Dy kombëtaret janë në kërkim të fitores së parë.
/Indeksonline/