‘Why always me’ po rikthehet në Angli, ja te cila skuadër do të luaj Balotelli

Mario Balotelli kishte fituar titullin kampion në Premier Ligë më Manchester Cityn në vitin 2012.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi italian ka luajtur nëpër skuadra të mëdha si Inter, Liverpool, Milan e Marseille.
Por tani për tani është lojtar i papunë.
Mediat në Angli raportojnë se ekipi i Barnsleyt i ka ofruar kontratë Balotellit dhe pritet që gjatë kësaj jave të arrihet marrëveshja, transmeton Indeksonline.
Barnsley bën gara në Championship, apo nivelin e dytë të futbollit anglez.
/Indeksonline/