75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. A

Liverpoolin e godet edhe një ‘tërmet i fortë’

Liverpooli po kalon një krizë të jashtëzakonshme me lëndimin e lojtarëve.

Klubi anglez ka njoftuar që portieri Alisson Becker ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është future menjëherë në izolim.

Braziliani do të mungojë së paku në ndeshjen e ardhshme kundër Leicesterit.

Mohamed Salah poashtu doli pozitiv me Covid-19 pak ditë më parë.

‘Të kuqtë’ janë të hendikepuar edhe me mungesën e 4-shes së mbrojtjes, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson.

Trajneri Jurgen Klopp do të ketë kokëqarje të mëdha të formojë ekipin për javët në vijim.

Kujtojmë se kapteni van Dijk do të mungojë të paktën 6 muaj, pasi është nënshtruar operimit në gjurin e këmbës.

/Indeskonline/