1 muaj paraburgim për gjilanasin që detyroi të miturën t’i dërgojë foto intime

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B.M.
Ekziston dyshimi i bazuar sei pandehuri ka treguar vendosmëri për të kryer veprën penale, pasi që e ka cytur të dëmtuarën (e mitur), t’i dërgonte foto intime dhe ato ia ka dërguar vëllait të viktimës, duke i thënë se këto foto intime do t’ia publikonte në rrjetet sociale.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale: “Degradim i integritetit seksual” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Pastaj ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, i pandehuri, si edhe raportet e acaruara me vëllanë e viktimës, të gjitha japin arsye për të besuar se po të gjendet në liri mund ta përsërisë veprën penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.