Dimal Basha thotë se përplasja ndodhi për shkak të Selmanajt

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha është deklaruar pas përplasjes fizike që ndodhi në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Basha në Facebook ka shkruar se komplet tensioni i sotëm në Kuvend të Kosovës erdhi si pasojë e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.
Basha tutje e ka quajtur “palaço” zëvendëskryeministrin.
“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve. Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme. Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi”, ka thënë ai.