75 Mall Live Search
19:45 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Thiago dhe Fabinho janë gati për t’u rikthyer te Liverpooli

Lajme të mira po vijnë në kampin e Liverpoolit, pas raportimeve se shumë futbollistë të tyre janë lënduar.

Dy futbollistët e lënduar të Liverpoolit, Thiago Alcantara dhe Fabinho  janë gati që të rikthehen në skuadrën e Klopp.

Fabinho kishte lënduar këmbën një javë më parë e Thiago gjithashtu ishte i dëmtuar, e që u detyrua të rrinte jashtë fushave gati për një muaj.

Por, si duket dy futbollistët po përgatitën fortë, dhe me gjasë do të paraqiten edhe ditën e shtunë ndaj Leicesterit me fillim nga ora 20:15./IndeksOnline/