Milani mbetet pa sulmuesin fantastik, u lëndua me Kombëtaren e tij

Skuadra e Milanit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit, Rafael Leao, pasi ka marr një dëmtim në kofshë gjatë dtyrës në Kombëtaren e Portugalisë.
Sulmuesi ishte duke luajtur për ekipin e Portugalisë U-21 kundër Holandës dje kur edhe e pësoi dëmtimin, shkruan IndeksOnline.
Një deklaratë nga klubi konfirmon se është një zgjatje e musklit të tij të djathtë.
Testet e mëtejshme do të kryhen për 10 ditë, që do të thotë se Leao është jashtë fushe për të paktën dy javë.
21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në 10 ndeshje për Milanin deri më tani këtë sezon.