75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. M.

Vehbi Kajtazi: Po të isha kryeministër, Driton Selmanajn e kisha përzënë nga Qeveria

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së LVV-së, Driton Selmanaj.

Kajtazi e ka quajtur të turpshme deklaratën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj për çështjen e personave të pagjetur.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kajtazi ka shkruar se Selmanaj duhet të shkarkohet nga posti i zëvendëskryeministrit.

“Po të isha kryeministër, sot Driton Selmanajn jo që e kisha shkarku nga detyra, por e kisha përzënë prej objekti. Me thanë se “jemi lodhe me gjera te tilla”, dmth me rrëfimet e krimeve të Serbisë, është turpi ma i madh që mundet me dalë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kajtazi.