15 vjet kur kancelarja Merkel mori detyrën, Haradinaj-Stublla: Udhëheqja e saj e fortë është frymëzim për gratë!

Ajo është një nga gratë më të fuqishme në botë, prandaj quhet edhe si “Zonja e Hekurt”.
Angela Merkel, u bë inspirim edhe për shumë femra të tjera që iu futën politikës, e sot mbajnë përgjegjësi institucionale.
Një nga to është Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ministrja kosovare, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar disa fjalë për Merkel, pikërisht në 15 vjetorin kur jo e fundit mori detën si femra e parë, kancelare e Gjermanisë.
Ky është postimi i Haradinaj-Stublla:
Kancelarja e parë femër e #Gjermanisë #AngelaMerkel mori detyrën sot, 15 vjet më parë. Udhëheqja e saj e fortë është frymëzim për gratë në të gjithë botën, për të aspiruar pushtetin dhe drejtuar shtetet e tyre në lartësitë më të mëdha. Trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të #Evropës.
Urime!
