75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / k.v

Festat po afrojnë, nis dekorimi i Prishtinës

Dy javë pasi kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i pyeti qytetarët në një sondazh online se a duhet të dekorohet këtë vit sheshi në kryeqytet, sot ka nisur vendosja e bredhit gjigant në sheshin “Skënderbeu”.

Sivjet pandemia ka bërë që të mos funksionojë normalisht sektori i gastronomisë si dhe liria e qytetarëve shpesh herë ka qenë e kufizuar.

Me vendosjen e dekorimeve në shesh, ende nuk dihet nëse do të lejohet grumbullimi i qytetarëve sikurse vitet e kaluara./IndeksOnline/