Duro i nervozuar pas ndeshjes, thumbon Dritën: Më mirë është të fitoj me djersë

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin në ndeshjen kundër Dritës.
Ai pas ndeshjes i tha Dritës, se më mirë është të fitohet me djersë, transmeton Indeksonline.
“Bëmë një superparaqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di se Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi se ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është superkampione”.
“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi Duro.
Gjyqtari i ndeshjes ia anuloj një gol të rregullt Feronikelit në pjesën e dytë./Indeksonline/