Pamje shqetësuese nga Peja, në këtë vend po presin pacientët për të bërë testin e Covid-19

Pacientët e Spitalit të Pejës kanë arsye për t’u ankuar në kushtet ku po presin për të bërë testet e Covidit-19.
Hapësira afër Spitalit të Pulmologjisë nuk i plotëson kushtet elementare në asnjë aspekt.

Dhoma ku kryhen testimet s’plotëson kushtet higjienike, ndërsa oborri ku presin pacientët është i baltosur dhe kundërmon.

Siç mund të shihni, batanijet janë të vendosura në shkallë dhe pacientët kanë arsye për ankesa./Indeksonline/
