75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Pulmologu: Pacientët me COVID-19 po kanë më shumë komplikime tani sesa verës

Pulmologu Flamur Marku ka thënë se është rritur numri i pacientëve të COVID-19 të shtrirë në spitale dhe që po kanë probleme me pneumoni të mushkërive.

“Ka rritje të numrit të të ahtruarve për shkak të problemit me pneumoni të shkaktuar nga COVIDI-19. Por, ka edhe rritje të hapësirave që shfrytëzohen për pacientë të infektuar dhe që kanë nevojë për trajtim. Numri i atyre që po kanë probleme pulmonale është rritur shumë së fundi”.

“Është shumë e vështirë të dallohet prej gripit sezonal, por rastet që vijnë në Klinikën e Pulmologjisë me pneumoni u bëhet testi dhe brenda 48- orëve diagnostifikohen nëse janë infektuar ose jo. Testi është mënyra e vetme për ta dalluar një pneumoni nëse është e shkaktuar nga COVIDI-19 ose nga një grip i zakonshëm”.

“Kemi raste më të komplikuara sesa që ishin në sezonin e verës derisa tashti kemi shumë pneumoni të komplikuara dhe këtu nuk janë vetëm moshat e vjetra dhe mesatare, por edhe të reja që po preken me komplikime në mushkëri”.

Marku ka thënë se ai është infektuar dy herë sipas rezultateve që i kanë dalë dhe se nuk është i vetmi që është infektuar dy herë, por se njësoj u ka ndodhur edhe disa kolegëve të tij.

Pulmologu ka thënë në Klan Kosova se komplikimi kryesor i pacientëve të prekur është kur u preken mushkëritë që shkaktojnë rrezik në frymëmarrje.

Ai ka tërhequr vëmendjen pacientëve se nuk duhet të marrin antibiotikë pa u konsultuar me një pulmolog apo infektolog.