Liverpooli të gatshëm të rikthejnë Coutinhon

Liverpooli është ndë pretendentët kryesorë për të nënshkruar me Philippe Coutinhon gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas bastoreve të Betfair, të cilët e kanë vlerësuar mundësinë me 3/1 që skuadra e Kloppit të nënshkruajë me brazilianin, shkruan Indeksonline.
Bayern Munichu, ku Coutinho kaloi një huazim sezonal, është në vendin e dytë sipas kësaj renditje me mundësi 6/1.
Arsenali ndjek në 10/1 për të sjellë 28-vjeçarin në Londrën Veriore. Dyshja Serie A Juventusi dhe ish-skuadra e tij Interi përfundojnë në treg më saktë në 12/1 dhe 14/1.
Coutinho shënoi 54 gola dhe dha 45 asistime në 201 paraqitje për Liverpoolin para se të nisej për në Barcelona. /IndeksOnline/