75 Mall Live Search
15:47 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / C E

Etrit Berishës i rëndohet gjendja shëndetësore, shtrihet në spital

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha është shtruar në spital pasi është diagnostifikuar me koronavirus.

Gardiani nga Prishtina është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është dashur të shtrohet në spital, shkruan Indeksonline.

SPAL iu njofton se pas pozitivitetit për koronavirus, të konfirmuar të premten e 27 nëntorit, në orët e kaluara portieri Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar të Covid-19 të spitalit Cona për të kryer hetime klinike”, – thuhet në deklaratën zyrtare, në faqen e internetit të klubit Italian të futbollit, që militon në Serie B këtë sezon.

Nuk jepen më shumë detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të portierit tonë të kombëtares, por me siguri, ish-mbrojtësi ekstrem i Atalantës dhe Lazio, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. /IndeksOnline/