Kush janë artistët më të dëgjuar për këtë vit në Spotify, ka befasi

Platforma e transmetimit muzikor Spotify ka publikuar rezultatet e kërkesave për vitin 2020. Bad Bunny është reperi më i dëgjuar në botë në 2020. Plot 8.3 miliardë herë është dëgjuar reperi nga Puerto Riko.
Reperi kanadez Drake ishte në vendin e dytë në listën e interpretuesve meshkuj më të dëgjuar në vitin 2020, ndërsa këngëtari kolumbian i regatta J. Balvin zuri vendin e tretë.
Reperi i ndjerë Juice WRLD dhe këngëtari kanadez The Weeknd ishin gjithashtu midis pesë më të mirëve.
Këngëtarja amerikane Billie Eilish është përsëri interpretuesja më e dëgjuar në këtë platformë, e ndjekur nga Taylor Swift, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Halsey.
Kënga “Blinding Lights” është kënga më e dëgjuar e vitit, dhe është dëgjuar 1.6 miliard herë./Indeksonline/