Gent Cakaj pritet nga Meliza Haradinaj-Stublla

Sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ai u prit nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi janë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit./IndeksOnline/
