Policia e Kosovës s’po toleron askënd, mbi 700 qytetarë të dënuar pasi nuk respektuan masat anti-Coivd

Policia e Kosovës nuk po e fal asnjë qytetarë që nuk po respekton masat kundër koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, 747 tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat, transmeton Indeksonline.
Numri i tiketave për qytetarët që s’po respektojnë masat, çdo ditë është i lartë.
Ministria e Shëndetësisë po bën apel çdo ditë tek qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/