Llapi nuk dorëzohet, e mposhtë Besën

Skuadra e Llapit ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.
Llapi ka fituar ndaj Besës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë – në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 16’të të Superligës së Kosovës.
Llapjanët kanë triumfuar në këtë sfidë me rezultatin e pastër 2-0.
Valmir Veliu realizoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e tretë – kurse në minutën e 11’të, Engjëll Hoti shënoi golin e dytë për ekipin e Batatinës.
Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e parafundit, kurse Besa mbetet në vendin e fundit me 8 pikë.