Bulliqi betohet si kryetar i Podujevës: Llapjanët do të trajtohen barabartë, pa dallim partie

Shpejtim Bulliqi edhe zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të Komunës së Podujevës.
Në një ceremoni solemne, kandidati nga radhët e VV-së, ka bërë betimin para këshilltarëve komunalë, shkruan Indeksonline.
Bulliqi ka mbajtur edhe një fjalim ku u ka premtuar llapjanëve se do t’i trajtojë të barabartë të gjithë, pa dallime partiake.
“Kam emocionin dhe nderin e veçantë që iu drejtohem juve, qytetarëve të Podujevës që më dhatë besimin për të sjellë ndryshimin”.
“Kam ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që kemi me bashkëpunëtor për të arritur pritshmëritë që janë nga qytetarët e Podujevës”.

“Së bashku do të drejtojmë një komunë që ka nxjerrë emra të lartë të fushave të ndryshme. Një komunë që i është përgjigjur qysh është më së miri vendin, një komunë me identitet të lartë kombëtar. Llapi i ka dhënë Kosovës emra si Adem Demaqi e Shala. Llapi i ka dhënë Kosovës Afrim Zhitia, Ali Ajeti e Zahir Pajaziti, Fadil Vokrrin e të tjerë”.
“Epokat dhe personalitet e shquara të Llapit do të jenë frymëzim për punën që do të na pres në kë këto ditë të qeverisjes”.
“Neve na takojmë të mbajmë premtimin për të cilin na kanë vlerësuar qytetarët.
“Përmes kësaj fjalie do të prezantoj disa parime me të cilat do të realizohet qeverisja në Komunën e Podujevës”.
“Zyra e kryetarit të komunës do të përfaqësojë të gjithë Llapin. Qytetarët e Podujevës nuk ndahen më ne dhe ata. Shërbimet do të jenë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen, të na drejtohen e të na ndihmojnë”.

“Zhvillimi i qytetit dhe kthimi i besimit të qytetarët e komunës nuk do të bëhet nëse ne nuk i përfshijmë të gjitha kapacitetet që kemi”.
“Unë kërkoj ndihmë nga secili prej jush, secili që beson në këto vlera është partner i qeverisjes së Podujevës”
“Qeveria jonë ka në fokus qytetarin e Podujevës pa dallime partiake”.
“Dua të falendëroj të gjithë ata që më votuan dhe më dhanë besimin por edhe ata që s’më votuan dhe u treguan korrekt në këtë proces”, ka thënë ndër të tjerash kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi fitoi zgjedhjet e 29 nëntorit, duke mposhtur dy kundërkandidatët nga LDK-ja dhe PDK-a. /IndeksOnline/