Një nga viktimat e Covid-it në Kosovës është një 36 vjeçar

Sapo është publikuar raporti 24-orësh i rasteve të reja, të të shëruarve e të vdekurve me Covid-19.
Ndër personat, që kanë ndërruar jetë është edhe një 36-vjeçar nga Gjakova.
Ndërsa personi më i moshuar në këtë listë është një 79- vjeçar nga Mitrovica.
Brenda 24-orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).