Ish-drejtoresha menaxhuese në AKP, s’i përgjigjet ftesës për raportim në Komisionin hetimor

Ish-drejtoresha menaxhuese në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Mrika Tahiri, nuk i është përgjigjur ftesës për të raportuar në Komisionin hetimor parlamentar, lidhur me procesin e privatizimit.
Ajo ishte ftuar për të raportuar të hënën, por sipas kryesuesit të Komisonit…, Hajrullah Çeku, Tahiri nuk është paraqitur as në telefon.
Sipas tij i vetmi informacion që kanë për të është se ajo jeton jashtë vendit.
“Nuk kemi përgjigje nga Mrika Tahiri e ftuara që dy herë dhe informacioni që kemi është se ajo nuk jeton në Kosovë, po e konstatojmë këtë dhe lutja ime nga stafi është që të më njoftoni se cilat janë veprimet që duhet t’i marrim”, tha Çeku.