Haradinaj stoik në qëndrimin e tij për postin e presidentit: Nëse nuk e marr besimin, nuk i jap besimin dikujt tjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq dorë nga posti i presidentit të vendit.
Ai në “RTV Dukagjini” është shprehur se nuk ja jep asnjë kandidati tjetër besimin për të qenë i pari i vendit, transmeton Indeksonline.
“Nëse nuk e marr besimin, nuk i jap besimin dikujt tjetër”, u shprehë ai.
Haradinaj shtoj se është gënjeshtër se AAK-ja po e dërgon vendin në zgjedhje. Sipas tij ky është epilog i demokracisë. /Indeksonline/