Bastiset një lokal në Skënderaj, në të organizoheshin fshehtas lojëra fati

Në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skënderaj është bastisur një lokal, në të cilin dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati.
Pas kontrollit të policisë, janë konfiskuar 7 aparatë për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro.
“Rr.Ilaz Kodra Skenderaj, 08.12.2020-17:10.Raportohet se është bastisur një lokal me dyshimin e bazuar se po zhvillohej lojëra fati, ku gjatë kontrollit janë takuar 5 dëshmitarë meshkuj kosovarë ndërsa pronari nuk është takuar. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/