75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Sot zhvillohen tri ndeshjet e javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Drenica e pret Dritën në Skenderaj me synim për ta ndalur ecurinë pozitive të Intelektualëve.

Në Drenas, Feronikeli luan me skuadrën nga vendi i fundit, Besa e Pejës, shkruan Indeksonline.

Derbi do të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani do ta presë Prishtinën.

Të tri ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00 dhe Indeksonline do të publikojë golat në kohë reale. /IndeksOnline/