Derisa Spanja heziton të luaj me Kosovën, Barcelona paralajmëron duelin me Prishtinën në Champions League

Shorti i UEFA-së për kualifikmet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’ ka përcaktuar Kosovën dhe Spanjën në të njejtin grup.
Që nga e hëna polemikat nga zyrtarët shtetëror të Spanjës nuk janë ndalur. Çështja ka shkuar deri tek Ministria e Punëve të Jashtme që do të lobojë te FIFA që Kosova të mos lejohet të luaj me simbolet shtetërore, shkruan Indeksonline.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të problemeve të brendshme me Kataloninë.
Megjithatë këtë problem nuk e ka Barcelona, e cila ka njoftuar se do të luaj me Prishtinën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve në futsall.
Në faqen zyrtare në Facebook, Barcelona i njofton tifozët se ndeshja do të zhvillohet në janar të vitit 2021.
/Indeksonline/
