Arben Gashi, VV-së: Demokracia është sport më i rëndë se sa popullizmi juaj

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ashpër ish-partnerin e koalicionit qeveritarë, LVV-në, duke thënë se ata aty ku patën pak përgjegjësi, abuzuan, duke dërguar kështu Kuvendin drejt konfliktit, raporton IndeksOnline.
Gashi ka vazhduar kritikat duke thënë se VV-ja sa ishte në pushtet nuk arriti të ndërtonte asnjë bashkëpunim, mbi idenë e popullit revolucionar.
“Demokracia është sport më i rëndë sesa populizmi juaj i shfaqur. Aty ku ju patët pak përgjegjësi ju abuzuat, duke e çuar Kuvendin drejt konfliktit, duke abuzuar. Çka është kjo pafytyrësi e komunikimit?”, tha Gashi.