A po shkon te Gjilani? Flet trajneri më i trofeshëm në Kosovë

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm kosovar, Afrim Tovërlani, për momentin është pa skuadër dhe në pritje të një projekti serioz për ta çuar përpara.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur se “Toki” mund ta drejtojë Gjilanin që ka mbetur pa trajner pas largimit të Gentian Mezanit.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Tovërlani ka thënë se nuk ka kontakte me Gjilanin tani për tani.
“Deri tani nuk ka bisedime, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë”, ka thënë trajneri kosovar.

Tovërlani ka komentuar edhe në lidhje me rivalitetin e Ballkanit dhe Dritës në këtë pjesë të sezonit.
“Është një garë interesante në mes të Ballkanit dhe Dritës. Është ende herët të themi se cila është favorite pasi që ka shumë deri në fund të sezonit. Por do të ketë garë shumë të fortë deri në fund”, ka shtuar trajneri.
Afrim Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në futbollin e pasluftës. “Toki” i ka fituar katër tituj të kampionit, tre me FC Prishtinën dhe një me Feronikelin. /IndeksOnline/
