75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Joshua vs Pulev zhvillohet me shikues/ Ja sa do të kushtojnë çmimet e biletave

Boksieri anglez Anthony Joshua do të tentojë mbrojtjen e titullit kampion të botës në kategoritë IBF, WBA, WBO dhe IBO ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Meçi do të zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër.

Kapaciteti i këtij stadiumi është rreth 80,000 ulëse por në tribuna do të lejohen vetëm 1 mijë tifozë, shkruan Indeksonline.

Biletat do të shiten në 4 kategori, 100 funta, 200, 500 dhe 1000 funta për sektorin VIP.

Dueli Joshua – Pulev do të zhvillohet të shtunën rreth mesnatës.

/Indeksonline/