Covid/ Java më vdekjeprurëse në Amerikë, gati 16 mijë viktima brenda 7 ditëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke përjetuar javën më të rëndë që nga fillimi I pandemisë Covid-19.
Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit 15 mijë e 966 persona kanë vdekur, ndërsa është shënuar rekord I ri me 1.4 milionë raste të reja, e me 106 persona të shtrirë në spital, ndërsa më e keqja ende nuk ka ardhur, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.
Java e fundit shënoi një rritje prej 27 përqind të rasteve të reja javore dhe një rritje prej 8.8 përqind të shtrimeve në spital, duke e ngarkuar më tej sistemin mjekësor të vendit.
Për të dytën ditë me radhë, më shumë se 3,000 amerikanë vdiqën nga virusi korona, të raportuara gjatë të enjtes.
, shtoi projekti, më shumë sesa në Ditën e D ose 9/11.
Deri në javën e kaluar, kulmi ishte 2,603 vdekje brenda javës në 15 Prill, kur Neë York ishte epiqendra e shpërthimit të virusit.