75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Çështja po bëhet joserioze, Hysaj dhe Rrahmani tani dalin negativë me COVID-19

Po bëhet qesharake historia e rezultateve të tamponëve të Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, të dy pjesë e Napolit në Serinë A. Mbrojtësi kuqezi dhe ai “dardan”, nuk u grumbulluan për ndeshjen vendimtare me Real Sociedadin në raundin e fundit të takimeve në grupet e Europa League, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

Por këtë mëngjes, pas kryerjes së tamponëve të radhës, si Hysaj ashtu dhe Rrahmani dolën negativë. Komunikimi u bë nga kanalet zyrtare të klubit napolitan.

Ky është një tjetër rast pozitiviteti fals në Serinë A për dy futbollistët shqiptarë, që janë infektuar me koronavirusin gjatë grumbullimit me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë muajit nëntor.