Pulev po tregohet i rrezikshëm jashtë ringut, shikojeni se çfarë i thotë Joshuas

Sot do të zhvillohet meç i gjigantëve të boksit profesionist, ndërmjet Joshuas dhe Pulev, duel ky për t’i mbrojtura titujt e fituar nga triumfin ndaj Ruiz.
Ata do të luftojnë për katër breza, IBF, WBA, WBO dhe IBO, shkruan IndeksOnline.
Para meçit ka folur Kubrat Pulev, ku tha se Joshua është i fuqishëm por nuk ka fuqi mendore.
“I kam shikuar luftërat e tij me kujdes. Ai ka stil të mirë dhe është mostër e mirë, por nuk ka dëshmuar fuqi mendore. Po, ai ka shkathtësi, por nuk e ka shfaqur fuqinë mendore. Kjo është diçka nga brenda, në gjakun e një burri, dhe ky nuk e ka atë”.
Kujtojmë se ky meç pritet të fillojë nga ora 22:30.