KB Vëllaznimi nuk ka të ndalur, pas Prishtinës bëhet ‘kurban’ edhe Peja

Skuadra e Vëllaznimit në basketboll e ka mposhtur Pejën me rezultatin final 85 – 62, takim ky në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.
Madje, jo vetëm fitore, por i dhanë leksion mysafirëve, ndaj të cilëve regjistruan triumfin e dytë me radhë, me hiç më pak 23 pikë dallim.
Më të dalluarit te skuadra nga qyteti i kulturës ishin Council e Hortman që realizuan 26 pikë, respektivisht 22, ndërsa shtuan edhe nga nëntë asistime.
Te mysafirët më i miri ishte Cartwright që shënoi 17 pikë dhe shtoi 5 kërcime e 4 asistime.
Për Pejën kjo ishte humbja e parë këtë edicion, e në anën tjetër fitorja e tretë për Vëllzanimin.