75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Policët në Pejë s’respektojnë masat, shijojnë kafen në një lokal pas orës 20:00

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë mbrëmë komuna e Pejës është larguar nga zona e kuqe duke kaluar në zonë të verdhë.

Sipas vendimit operatorët ekonomik lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, në përputhje me manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19.

Po ashtu, gastronomëve iu lejohet të punojnë pas orës 20:00 me shërbimin “merr me vete” ose “take aëay”.

Por dy policë në këtë komunë duket se s’po i respektojnë rregullat e vëna nga Qeveria e Kosovës.

Të njejtit janë parë në një lokal duke shijuar qetësinë në atë lokal pas orës 20:00.

Një lexues ka dërguar video në redaksinë e IndeksOnline ku shihen dy pjesëtarë duke thyer rregullat anticovid.

Dëshmitari kishte hyrë në atë lokal që të shërbehej shërbimin “take aëay” kur kishte hasur në policë të veshur me uniformë duke qëndruar ulur në një tavolinë./IndeksOnline/